Në Skoci pothuajse 2000 raste COVID-19 në lidhje me shikimin e ndeshjeve Euro 2020

Në Skoci pothuajse 2000 raste COVID-19 në lidhje me shikimin e ndeshjeve Euro 2020

Autoritetet skoceze raportuan sot gati 2.000 raste të koronavirusit në lidhje me shikimin e ndeshjeve të kampionatit evropian të futbollit në stadiume, tubime publike, bare ose shtëpi private.

Të dhënat përqendrohen në dy javët e para të evropianit, kur ekipi kombëtar skocez luajti dy ndeshje në “Hampden Park” në Glasgou dhe një në Londër.


Instituti Skocez i Shëndetit Publik njoftoi se një total prej 1.991 raste të koronavirusit ishin regjistruar, nga të cilat 1.294 njerëz të infektuar udhëtuan në Londër për ndeshjen kundër Anglisë më 18 qershor.

Gjithashtu, u zbuluan 55 raste pozitive në lidhje me zonën e tifozëve të Glasgou, 38 njerëz të infektuar ndoqën ndeshjen kundër Kroacisë dhe 37 kundër Republikës Çeke.

Rastet pozitive shoqërohen me Kampionatin Evropian edhe nëse personi i infektuar ka marrë pjesë në një mbledhje joformale. Përafërsisht tri të katërtat e të infektuarve janë midis moshës 20-39 vjeç, dhe në nëntë në dhjetë raste ata janë meshkuj.

Lexo edhe

Video