Në Sicili s’ka para për ushqim – Italia shpërndan kuponët për më të varfrit

Në Sicili s’ka para për ushqim – Italia shpërndan kuponët për më të varfrit

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte tha të shtunën se kuponët e ushqimit do të shpërndahen për qytetarët më të varfër, të cilët janë më të prekur ekonomikisht  për shkak të pandemisë koronavirus.

Qeveria ka zhbllokuar 400 milionë euro për komunat për t’u shpërndarë atyre që nuk kanë para për ushqim, tha Conte në një konferencë për media.


“Ne kemi nevojë për të ndërtuar një zinxhir solidariteti, askush nuk do të mbetet vetëm,” premtoi ai, transmeton KosovaPress.

Në Sicili, blerësit donin të dilnin nga qendra e marketeve pa paguar ushqimet që kishin blerë, duke thënë se nuk kishin më para për ushqim.

Media italiane shkruan për presionin e ushtruar mbi shitësit për të liruar klientët me gjëra ushqimore për të cilat nuk kanë paguar.

Lexo edhe

error: