Në Shqipëri mbërrijnë mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Shqipëri mbërrijnë mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numri në përgjithshëm në mbi 1.6 milionë.


Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar se vaksinimi +18 është i hapur deri të dielën.

“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në  1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, ka shkruar Rama në statusin e tij në Facebook.

Lexo edhe

Video