Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti në Turqi raporton Anadolu.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë në mes deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti.


Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisënë NATO në rrjetet sociale thuhet: “Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit./AA

Lexo edhe

Video