Në Rusi, futbolli rinis me shumë polemika

Në Rusi, futbolli rinis me shumë polemika

Këtë të premte rifillon futbolli rus, një rifillim që vjen me polemika të shumta.

Një nga dy ndeshjet e para të raundit të 23-të do të jetë ajo mes Sochi dhe Rostov një skuadre që lufton për zonën Champions.

Por për fatin e keq Rostov ka plot 6 lojtarë të prekur nga COVID-19 aktualisht dhe pjesa më e madhe e skuadrës është në karantinë, për këtë arsye ndaj Sochi skuadra e Valeri Karpin do të zbresë në fushë me skuadrën e rinjëve pra me futbollistë të datëlindjes 2003 për të mos humbur në tavolinë.


“ Jemi në një burg, nuk e di kush do të luajë”, deklaroi trajneri Karpin për mediat ruse.

Kjo është edhe arsyeja se përse fitorja e Sochi kuotohet me një koeficent të papërfillshëm edhe pse skuadra ku luan edhe ish-mbrojtësi i kombëtares franceze Adil Rami, pozicionohet shumë më poshtë se Rostovi në renditje.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.