Në rastin e Ivanoviqit dëgjohen edhe dy dëshmitarë, punëtorë të “Elektrokosova”

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca për vazhdimin e  shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Për këtë rast po gjykohen Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq. Në seancën e sotme gjyqësore sot janë dëgjuar dy dëshmitarë që janë punonjës të kompanisë distributive të energjisë elektrike “Elektrokosova” në veri të Mitrovicës, Zoran Voksanoviq dhe Zoran Obradoviq. Që të dy dëshmitarët u shprehën se më 5 janar të vitit 2018 ishte intervenuar në një shtyllë elektrike prej të cilës furnizohej me energji elektrike edhe zyra e partisë që udhëhiqej nga ish politikani, Oliver Ivanoviq.

Prokurori i rastit, Burim Qerkini dëshmitarin e parë Zoran Voksanoviq u interesa të pyes më shumë rreth prishjeve elektrike që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018.

Dëshmitari, Zoran Voksanoviq tregoi se më 5 janar kishin intervenuar në një shtyllë në rrugën “Sutieska” për shkak të një prishje dhe po në këtë rrugë ndodhen zyrat e partisë së ish udhëheqësit, Oliver Ivanoviq, Iniciativa Qytetare (SDP).

“Qerkini:A mund ta konfirmosh që edhe rruga ‘Sutieska’ ka qenë nën përgjegjësinë tënde? Voksanoviq: Po.[…]Qekini: A mund të na tregosh se gjatë muajit janar në rrugën ‘Sutieska’ ka pasur prishje elektrike? Nëse po a mund ta saktësohet kur dhe datën dhe cila ka qenë prishja? Voksanoviq: ne kemi pasur intervenim në rrugën ‘Sutieska’ më  5 janar këtë mund ta dokumentoj përmes urdhëresave të punës[…]Qerkini: Intervenimi ka qenë në bazë të kërkesës së qytetarëve apo ka qenë intervenim që e keni planifikuar vetë[…]Voksanoviq: Unë për këtë nuk e di por e kemi marr urdhrin prej drejtorit teknik për të intervenuar në shtyllën për nga ka ardhur prishja,  e kemi drejtorin pas neve e kemi udhëheqësin e ndërrimit i cili e ka shkruar urdhrin për numrin e caktuar të njerëzve që të intervenojnë në atë shtyllë[…]Dhe nga 5 janari sipas njohurive tona ne nuk kemi pasur intervenime…Qerkini: Kjo shtylla që e përmendet a lidhet me zyrat e partiës SDP…Sipas mendimit tim mendoj që po[…]Qerkini: A keni njohuri se kur ka ndodhur prishja…Voksanoviq: Prishja ka ndodhur më 5 janar”, u shprehën Qerkini dhe Voksanoviq.

Pyetje për dëshmitarin e parë të gjykimit të sotëm pati edhe Dobrisha Llaziq avokati mbrojtës i të akuzuarës, Silvana Arsoviq.

Ai u interesua të di se ky dëshmitar a e ka njohur klienten e tij dhe a ka dëgjuar se ajo ka qenë në kontakt me disa persona.

Dëshmitari, Zoran Voksanoviq u shpreh se të akuzuarën Silvana Arsoviq nuk e ka njohur dhe derisa nuk e ka njohur nuk mund t’i di raportet me persona tjerë.

Tutje i pyetur për çfarë lloj prishjesh bëhej fjalë për intervenimin që ekipi zhvilloi më datën 5 janar, Voksanoviq u shpreh se ishte djegur një tel.

Se më datën 5 janar kishin intervenuar në rrugën “Sutieska” për të sanuar një prishje u shpreh edhe dëshmitari tjetër, Zoran Obradoviq i cili punon si përgjegjës për zonën e qytetit në pjesën veriore të Mitrovicës, përfshirë edhe rrugën  “Sutieska”.

Obradoviq u shpreh se prishja e fundit e lajmëruar më 5 janar të viti 2018, por se a ka pasur prishje të tjera pas kësaj date tha se nuk mund ta di se a ka pasur apo jo pasi ajo është trafo-zonë.

Prokurori i rastit, Burim Qerkini u interesua të di se për këtë prishje si udhëheqës a ishte njoftuar nga tashmë i ndjeri, Oliver Ivanoviq apo jo. Ndërsa, dëshmitari, Zoran Obradoviq tha se nuk është njoftuar nga ai.


Qerkini: Çka ka qenë prishja[…]Obradoviq: Nuk e di saktësisht sepse nuk ka pasur ndërprerje të rrymës të planifikuar…Qerkini: Qytetarët që kanë thirrur[…]Obradoviq: Unë mendoj se përfundi rrugës ‘Sutieska’ gjendjet rruga e cila kryqëzohet me ‘Qika Jovana’ dhe rruga ‘Bllade Qetkoviq’ dhe rruga e Kollashinit ajo është një trafo-zonë[…]Unë me sa e di prishja ka qenë në kabllo të daljes në njërën nga shtyllat[…]Qerkini:Kjo shtyllë a e ka furnizuar edhe zyrën e partisë SDP-së…Obradoviq: Po, po ajo është[…]Qerkini:A ka pasur njoftim për prishje nga punëtorët e kësaj zyre….Obradoviq: Jo nuk jam i sigurt…Qerkini: A keni njohuri që këtë prishje e ka lajmëruar tani i ndjeri Oliver Ivanoviq[…]Obradoviq:Tek unë prishja nuk është lajmëruar  iu garantoj… Qerkini: Pas datës 5 janar a ka pasur prishje të lajmëruar në rrugën ‘Sutieska’ […]Obradoviq: Nuk mund t’iu garantoj për arsye se është trafo zonë për tërë zonën”, theksoi ai.

Edhe dëshmitari Obradoviq nga mbrojtësi i Silvana Arsvoiq u pyet se a e ka njohur klienten e tij, por dëshmitari u shpreh se nuk e ka njohur më parë. 

E para se të dëgjoheshin dëshmitarët, kryetari i trupit gjykues njoftoi se për shkak të infektimit me COVID i pranishëm në seancë nuk ishte i pranishëm avokati mbrojtës i të akuzuarit, Marko Roshiq, Mahmut Halimi.

Por zëvendësim i avokatit Halimi, erdhi një avokat tjetër i cili u autorizuar vetëm për seancën e sotme Fatos Zeqiri. E meqenëse edhe nesër ishin paraparë që të mbahet seancë për këtë rast, me kërkesë të të akuzuarit, Marko Roshiq u vendos që ai shqyrtimi gjyqësor të shtyhet.

“Meqenëse keni thënë që nesër janë dëshmitar të rëndësishëm unë kisha pritur që Mahmut Halimit të shërohet besoj që sa i përket mua mund ta shtyni deri në 2030”, theksoi ai.

Edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor mbrojtja e të akuzuarve, Nedelko Spasojeviq dhe Rade Basara si dhe vetë i akuzuari Marko Roshiq kërkoi që tu ndërpritet masa e paraburgimit.

E Prokurori i rastit, Burim Qerkini u shpreh se janë kundër që të ndërprehet masa e paraburgimit për të akuzuarit, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, ndërsa për Rade Basara deklaroi se tashmë ka pranuar një shkresë nga gjykata se i është vazhduar masa e paraburgimit këtij të akuzuarit dhe përgjigje për këtë çështje do adresoj me shkrim në ankesën e avokatit.

E trupi gjykues i këtij rasti i kryesuar nga gjyqtari, Valon Kurtaj u shprehen se për masën e paraburgimit do t’i njoftojnë palën me shkrim.

Ndërsa, dëgjimi i dëshmitarëve të tjera është vendosur që të vazhdoj më datën 22 shkurt, 28 shkurt dhe 4 mars të këtij viti.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në fund të vitit 2019, ndërsa seanca fillestare qe mbajtur në shkurt të 2020-s. Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit pati konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës.

Lexo edhe

Video