Në rajonin e Prishtinës sekuestrohen 5 armë zjarri e 5 thika

Në rajonin e Prishtinës sekuestrohen 5 armë zjarri e 5 thika

Në kuadër të veprimeve operative me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë sot në lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë armë të ftohta – thika.


Aksioni është ndërmarrë me qëllim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike në rajonin e Prishtinës.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lexo edhe

Video