Në Prizren mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit “Së bashku, më të fortë”

Në Prizren mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit “Së bashku, më të fortë”

Sot në Prizren është përuruar Qendra Komunale për mbështetjen e Grave me Kancer, si dhe është mbajtur marshi tradicional kundër kancerit të gjirit “Së bashku, më të fortë”, nën organizimin e shoqatës së grave në luftë kundër kancerit të gjirit “Renesansa”.

Kështu ka bërë të ditur kandidati i Vetëvendosjes për të parin e Prizrenit, njëherësh kryetari aktual Mytaher Haskuka.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se komuna që ai drejton gjatë këtij mandati është angazhuar maksimalisht të kontribuojë në zbulimin e hershëm të kancerit, duke ofruar më shumë se 10.000 shërbime për pacientët.


Pjesë e këtij marshi tradicional ishin edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, profesionistë të kësaj fushe, deputetë, drejtorët e zyrtarët komunalë, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal në Prizren, për t’i përkrahur të mbijetuarat dhe ato që po e luftojnë kancerin e gjirit.

Postimi i plotë:

Stronger together! – Së bashku, më të fortë! 🎗️🤝

Marshit tradicional kundër kancerit të gjirit, me moton “Stronger together” (Së bashku, më të fortë), nën organizimin e shoqatës së grave në luftë kundër kancerit të gjirit “Renesansa”, sot iu bashkëngjitën edhe ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, profesionistë të kësaj fushe, deputetet, drejtorët e zyrtarët komunalë, si dhe kandidatet për Kuvendin Komunal në Prizren, për t’i përkrahur të mbijetuarat dhe ato që po e luftojnë kancerin e gjirit.

Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri. Por zbulimi i hershëm, shpëton jetë. Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

Komuna e Prizrenit gjatë këtij mandati është munduar maksimalisht të kontribuojë në zbulimin e hershëm të kancerit, duke ofruar më shumë se 10,000 shërbime ⬇️:

🚺 Analiza për tumorë markerë, të cilat kemi filluar t’i ofrojmë gjatë mandatit tonë qeverisës
🚺 Ekzaminime të ultrazërit të gjirit
🚺 Ekzaminime të mamografisë.
🚻 E po ashtu është ofruar mbështetje financiare për rreth 1,000 persona të sëmurë nga kanceri, përfshirë këtu edhe ato të kancerit të gjirit.

Sot, përveç që i përkrahëm moralisht të mbijetuarat dhe ato që po e luftojnë kancerin e gjirit, përuruam edhe Qendrën Komunale për mbështetjen e Grave me Kancer.

Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë https://fb.watch/8gtcsTxEjo/


Lexo edhe

Video