Në pritje të Lukakut, Chelsea vendos ta huazojë Armando Brojën

Në pritje të Lukakut, Chelsea vendos ta huazojë Armando Brojën

Chelsea është në bisedime të avancuara me Southamptonin për huazimin një sezonal të Armando Brojës.

19 vjeçari është duke u stërvitur për disa javë me ekipin e parë të Chelseat para fillimit të sezonit të ri nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel dhe shënoi gola në miqësoret kundër Poterborouh dhe Bournemouth, përcjellë KosovaPress.


Me ardhjen e Romelu Lukakut që pritet të kompletohet së shpejti, Broja nuk do të ketë hapësirë në fazën ofanzive të “Bluve” të Londrës andaj Chelsea ka vendosur që t’i jap hapësirë lojtarit për të luajtur në një ekip tjetër në sezonin e ri.

Bisedimet ndërmjet dy klubeve janë duke vazhduar dhe marrëveshje mund të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në PremierLigë.

Lexo edhe

Video

error: