Në Pejë hapet ekspozita e parë e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha

Në Pejë hapet ekspozita e parë e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha

Në Pejës hapet ekspozita e parë “Gjurmët Kosovë” e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha. Dhjetëra piktura në forma e ngjyra jete të nëpër gjithë Kosovën e përbëjnë ekspozitën “Gjurmët Kosovë” të akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha.

Kjo eskpozitë me të cilën Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, hapi  Manifestimin e Përvitshëm Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020” do  të qëndrorë e hapur për dy javë në Galerinë e Arteve në Pejë.

Me rastin e hapjes kuratori i ekspozitës, Naser Shatrolli është shprehur se filozofia e burimit ideor e artistik i ekspozitës ndërtohet mbi njollat e mbetura të lapsit arkitektonik të një qytetarie të vjetër e cila siç thotë ai në kuptimin e peshës trashëgimore do të matej me ngjyrat e tokës.

Ai ka theksuar se ekspozita e Hoxhiqit prek gjenezën e kulturës shqiptare.

“Filozofia e burimit ideor dhe artistik e kësaj ekspozite, sendërtohet mbi njollat e mbetura të lapsit arkitektonik të një qytetarie të vjetër e cila ne kuptimin e peshës trashëgimore, do të matej me ngjyrat e tokës, para së gjithash, me kutin e letërsisë. Objektet me te cilat është paraqitur autori ,vetëm sa e përfytyrojnë mënyrën e të jetuarit të paraardhësve tanë, por jo vetëm, gjersa prek në gjenezën e kulturës shqiptare. Ndërsa kultura e minares dhe e subjekteve të tjera në këtë formulim artistik, në kontekstin filozofik janë vlera që ngacmojnë nervin e komunikimit me rrethin dhe rrethanat, transmetojnë ide, pikëpamje, harmoni, mesazhe bashkërenduese në bashkësi dhe përtej”, është shprehur Shatrolli

Për eskpozitën ka folur edhe drejtoresha e Kulturës në komunën e Pejës është, Syka Kelmendi.

Kelmendi e cila fillimisht priti në zyrë të saj përfaqësuesit e “TEUTËS” derisa sa theksoi se Peja mbështetë bashkëpunimin ndërkufitar.


”Ekspozita e parë e akademikut Hoxhiq në Kosovë është e para edhe në periudhën e pandemisë, e cila anuloi kalendarin e aktiviteteve te planifikuara në komunën tonë. Por, së bashku me kolegët e respektuar kemi bërë të pamundurën që edicionin e 8-të të manifestimit trekufitar “Muzat e Alpeve” ta fillojmë nga Peja. Se, politikat tona lokale më së tepërmi janë të përqendruara në bashkëpunimet ndërkufitare dhe rajonale dhe vetëm kështu mund të integrohemi dhe të prezantojmë diversitetin tonë në të gjitha sferat e jetës, e në veçanti në atë të kulturës”.

Ndërsa shkrimtari dhe themelues i “Tetarit Shqiptar në Amerikë”, Xhevat Limani tha se Peja dhe “TEUTA” janë shembulli se si duhet prezantuar kultura.

“Forma institucionale të cilën ka krijuar komuna e Pejës për të prezantuar veprat e artit është ajo që duhet krijuar për t’u shijuar ato, çfarë është edhe misioni I artit. Ndërsa “TEUTA” ka vizion dhe poashtu ka një mision për të lënë gjurmë në kohë. Sepse, detyra e krijuesve është që ta shënojnë kohën në të cilën jetojnë, që të mos mbeten figurantë anonimë e vetëm numra nëpër institucione të ndryshme. Ndërsa, ky artikulim konkret i shënimit kulturor është një sprovë e sfidë dhe poaq duhet të jetë provokim që të vazhdojnë në këtë formë, që të nderojmë veten, kulturën, kombin dhe kuptimin e jetës”, citohet të ketë thënë Limani.

Ndërsa akademiku Zuvdija Hoxhiq Berisha shkak i COVID-19 nuk mundi të jetë pjesë e kësaj ekspozite, por që  ai zgjodhi një letër falenderuese nëpërmjet së cilës përvecse ka falënderuar për ekspozitën thotë edhe se Pejën e do dhe e përjeton si atdhe.  

“Kur zhduket shtëpia, është njësoj si kur digjet biblioteka. Ndërsa unë, duke i vizatuar ato pothuajse me naivitet fëminor, besoj se i kam ruajtur sa për veten time poaq dhe për ata për të cilët kanë domethënien e njëjtë. Sepse, këto piktura më lidhin me rrënjët me të cilat degëzohen, me Berishët e mi nga Kodralia e Deçanit, me Kosovën, e veçanërisht me Pejën, ku kalova disa prej viteve më të bukura të jetës; fëmijërinë time. Prandaj, unë Pejën e përjetoj dhe e dua si atdhe dhe çdo rikthim atje është sikur të mos kisha ikur kurrë . Ndaj, me keqardhje të sinqertë pse edhe sot nuk jam në qytetin tim të dashur dhe me ju- ju kujtoj me dashuri”, shkruan mes tjerash në letrën falënderuese për këtë rast akademiku Zuvdija Hoxhiq Berisha të cilit rritja e papritur e numrit të të prekurve nga pandemia në Kosovë ia pamundësoi pjesëmarrjen.

Ndërkaq, “TEUTA” ua dhuron pikturat institucioneve mbështetëse

Ekspozita, e cila do të qëndroj e hapur për dy javë në Galerinë e Arteve në Pejë, është e para e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha në Kosovë, si dhe e dyta e “TEUTËS” pas ekspozitës fotografike “Motive nga Kruja e Skenderbeut”, me 2018. Karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve”, vazhdoi aktivitetin e saj të përvitshëm kulturor dhe letrar në Klinë dhe në Petnjicë. Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA”, e cila me këtë ekspozitë filloi edicionin e 8-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”, falënderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës dhe Komunën e Pejës për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, për të shtuar se dëshirë e “TEUTËS” por edhe e akademikut Hoxhiq është që këto piktura të mbesin tek këto dy institucione si shenjë mirënjohjeje e “TEUTËS” dhe gjurmë e çmueshme e aktivitetit shumë kulturor “Muzat e Alpeve”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.