Në objektin e Gjykatës Themelore në Pejës vihet mbishkrimi “Kjo gjykatë është armike e grave”

Në objektin e Gjykatës Themelore në Pejës vihet mbishkrimi “Kjo gjykatë është armike e grave”

Në muajin gusht, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi vendosi dënimin prej vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim për dhunuesin e 15-vjeçares. Rast ky që kishte ndodhur në 2012-tën. Ndërsa vendim ky që u bë i ditur nga mediat të hënën.

Dënim si ky për një dhunues nxiti reagime të shumta. Për këtë reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me ç’rast në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë u vendos mbishkrimi “Këtu vajzat e gratë dhunohet për s’dytsh”, “Kjo gjykatë është armike e grave!”.

Këto mbishkrime u vendosen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për çka thonë se në Kosovë shteti është armiku i vajzave dhe grave.

Postimi i plotë:


KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE

Gjykata në Pejë sot ka marrë vendim ta dënojë një person me 8 muaj e 8 ditë burgim për përdhunimin në grup të një vajze 15 vjeçare. Dënim ky të cilin krimineli e ka vuajtur tashmë në paraburgim vite më parë.

Ky vendim, i cili vjen pas 10 vitesh nga krimi, nuk mund të lexohet ndryshe veç se se si një akt tjetër i dhunës së institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave i cili nisë nga celula e familjes, për të marrë formën më të ashpër tek institucionet më të larta shtetërore. Teksa shteti i Kosovës vazhdon të sillet e të veprojë kundër të gjitha ligjeve të cilat i ka nxjerrë vetë, “drejtësia” është duke punuar kundër grave e në favor të dhunës e dominimit, duke amnistuar burrat kriminelë. Ndonëse Kodi Penal, sanksionon se dhunimi seksual është i dënueshëm me 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore në Pejë, abuzon me diskrecionin e saj në kurriz të vajzave dhe grave.  Kjo qasje paternaliste, ku dhunuesit krijohen e mirëmbahen është duke e bërë trupin e vajzave dhe grave çdo herë e më lehtë të cënueshëm e duke i shndërruar burrat në kriminelë -dhunues të vajzave dhe grave.

Dhënia e këtij dënimi jolegjitim, teksa e lë në liri kriminelin, na vendosë të gjitha vajzave dhe grave në gjendje pasigurie. Megjithatë, ky vendim përveç që na tronditë dhe na frikëson, është duke na dhënë sinjale që ne duhet të organizohemi për ta fituar sigurinë tonë dhe për të jetuar pa frikë dhe të lira nga dhuna e shumëfishtë institucionale.

Përderisa shteti është kundër nesh e për dhunë, ne do të rezistojmë edhe kundër tij e çdo institucioni që ushqehet me shtypje e që në fund derivon përdhunim e vrasje të vajzave e grave.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: