Në Obiliq nuk ka asnjë të dyshuar me koronavirus

Në Obiliq nuk ka asnjë të dyshuar me koronavirus

Shtabi emergjent lokal i Obiliqit, nën udhëheqjen e kryetarit Xhafer Gashi, me përkushtim po menaxhojnë situatën në gjithë territorin e kësaj komune, ku deri sot nuk ka asnjë rast të dyshuar me COVID-19.

Ekipet mjekësore të QKMF-së në Obiliq po përmbushin misionin e tyre të shenjtë në mbrojtjen e jetës së qytetarit.

Në Komunën e Obiliqit janë duke u respektuar të gjitha masat shtesë të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, ku përmes shtabit emergjent lokal dhe në bashkëpunim me gjitha bizneset, kafiteritë, restorantet dhe kompanitë e transportit publik kanë pezulluar aktivitetin e tyre si masë preventive ndaj infeksionit me koronavirus.


Shefi i shtabit emergjent lokal Xhafer Gashi, po zhvillon vizita dhe takime të shumta me qëllim të koordinimit të aktiviteteve, sot ka takuar Kryetarin e KBI-së në Obiliq Behar Mjekiqi, i cili është njoftuar me masat e ndërmarra nga shtabi komunal emergjent dhe ka ofruar gatishmëri në bashkëpunim në rast të eskalimit të situatës të krijohet mundësia që edhe objektet fetare të shfrytëzohen për karantinë.

“Si shtab emergjent lokal, mjekë, inspektorë dhe stafi policor po punojmë me përkushtim të lartë, ku deri në këto momente në Obiliq nuk ka raste të dyshuara”, tha ai.

Kryetari Gashi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mjekët dhe infermierët që janë në ballë të kësaj beteje si dhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar në parandalimin e koronavirusit.

 

Lexo edhe

error: