Në njëvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, këto janë aktivitetet
Lexohet për: 1 min.
afrim bunjaku
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, neser (e martë) organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit tek familja e Heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë nis në orën 09:00.  Ndërsa, vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në orën 09:30.

Për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku mbahet Akademi Përkujtimore në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, në orën 15:00.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm terrorist, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare pati dënuar sulmin në Banjskë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025