Në mungesë të kushteve e diskriminim nga federata, notarja Hana Beiqi flet për synimet e saj në Lojërat Olimpike
Lexohet për: 2 min.
hana-beiqi-200724
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të kushteve e diskriminim nga federata, notarja Hana Beiqi flet për synimet e saj në Lojërat Olimpike

Me ftesë të universalitetit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, notarja Hana Beiqi ka fituar të drejtën që ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris.

Ajo thotë se ky është një rast i mirë për të dëshmuar aftësitë e saj në një garë kaq të rëndësishme, pasi që ka mungesë të kushteve elementarë që kualifikimi të arrihej përmes normës olimpike.

“Siç po e shohim ne nuk jemi as afër normës olimpike për shkak mund të themi edhe kushteve që nuk i kemi, pra as pishinë olimpike nuk kemi, ne ushtrojmë këtu në pishinë gjysmë olimpike, do të thotë pa i plotësuar të gjithë kushtet. Por, me rëndësi kemi arritur rezultatet unë dhe Adelli ta përfaqësojmë Kosovën, shpresojmë që ta çojmë në nivelin sa më të lartë, ta japin maksimumin tonë, shpresojmë që pas katër viteve në Amerikë të kemi një normë dhe të jemi afër medaljeve”, tha Beiqi.

Ajo thotë se në olimpiadë shkon me qëllimin për ta thyer rekordin personal dhe për të hyrë në histori të Kosovës në sportin e notit.

Duke folur për KosovaPress, Beiqi bën të ditur se është diskriminuar jashtëzakonisht shumë nga Federata e Notit të Kosovës, e cila nuk e lejoi të merrte pjesë në dy kampionate botërore dhe kjo e bëri që ta mendonte largimin nga sporti i notit.

Ajo nuk e fsheh aspak ndjenjën e krenarisë që në Paris, do të jetë në mesin e vajzave që kanë fituar medalje olimpike.

Përveç Hana Beiqit, në sportin e notit në Paris, Kosova do të përfaqësohet edhe nga notari, Adell Saboviq.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025