Në Mitrovicën e veriut për 24 orë janë raportuar disa incidente

Në Mitrovicën e veriut për 24 orë janë raportuar disa incidente

Disa incidente ka raportuar policia e Kosovës në veri të Mitrovicës gjatë së mërkurës dhe të enjten në orët e para të mëngjesit.

Policia ka bërë të ditur se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba. Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale.

Po ashtu në lagjen e Boshnjakëve është dëgjuar një shpërthim/detonim. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se disa persona të dyshuar kishin hedhur një shok bombë nga një automjet dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe. Po në këtë lagje është raportuar se një automjet është kapluar nga zjarri.

Raporti i plotë:

Incidentet kriminale


Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm mbajtje ne pronësi posedim kontroll i paautorizuar i armës

Kodra e Minatorëve, Mitrovicë veri 07.12.2022,  rreth orës 20:30, është raportuar se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba, Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë veri, 07.12.2022, rreth orës 20:40 policia ka pranuar informatën se në lokacionin e lartcekur është dëgjuar një shpërthim/detonim. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se disa persona të dyshuar kishin hedhur një shok bombë nga një automjet dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe. Një automjet ka pësuar dëme materiale përderisa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe zjarrvënie

Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë veri, 08.12.2022, 01:45; Është raportuar se në lokacionin lartcekur një automjet është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve iu janë përgjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar ndërsa hetime të tjera lidhur me incidentin janë në proces nga njësitet kompetente.

Lexo edhe

Video