Në Merdare ndalohet futja e materialit për referendumin në Serbi

Në Merdare ndalohet futja e materialit për referendumin në Serbi

Policia e Kosovës mbrëmë në ora 21:40 në Merdare, ka ndaluar një veturë dhe dy kamionë me targa të Serbisë, me materiale për mbajtjen e referendumit në Serbi.

Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në Kosovës e këtij materiali, i cili po transportohej pa leje përkatëse.

Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, kamionët janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit gjashtë persona me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.


Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë.

Nesër në Serbi mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese. Kryeministri Albin Kurti në një bisedë telefonike i ka thënë kryediplomatit evropian Josep Borrell se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë, por serbët lokalë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse.

Në lidhje me referendumin në Serbi, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: