Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prodhimi i automjeteve elektrike

Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prodhimi i automjeteve elektrike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kompania NEXT.e.GO MOBILE nënshkruan sot në Tetovë marrëveshje për ndihmë shtetërore për investimin e ri, me të cilën parashihet prodhim i plotë të veturave elektrike e.GO.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se vlera totale e marrëveshjes kap shifrën 130 milionë euro.


Në një postim në Facebook, ministri Bekteshi ka thënë se me këtë investim për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të prodhohen automjete elektrike dhe njëkohësisht do të kontribuojë në forcimin e eksportit.

“Me ndërtimin e kësaj fabrike shumëmilionësh në Zonën e Zhvillimit të Tekonologjis Industriale Tetovë sigurojmë 900 vende të reja pune në rajonin e Pollogut. Dëshmojmë se angazhimi jonë në vitet e kaluara po jep rezultate reale dhe #konfirmon se kemi krijuar kushtet e duhura për investitorët e huaj”, ka shkruar ai.

Me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, ministri Bekteshi ka thënë se ofrojnë siguri të madhe për kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë në vend, dhe se Qeveria është e gatshme t’i mbështesë, në mënyrë që të kenë kushte sa më të mira për punë.

Lexo edhe

Video