Komuna e Lipjanit së bashku me AQH që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH ka organizuar shënimin e Ditës Botërore të Zemrës në qytetin e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar AQH për këtë fushatë duke thënë se është në dobi të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit.
Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit të tyre.
Me këtë rast qytetarët patën mundësi të marrin këshilla nga profesionistë shëndetësor për sëmundjen e zemrës dhe ruajtjen e shëndetit.