Në Laos gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Në Laos gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh nga Laosi, shtet në Azi, studiuan lakuriqët e natës nga katër shpellat e ndryshme të këtij vendi që përmbajnë variante të koronavirusit të ngjashme me SARS-COV-2.

Ekipi i shkencëtarëve nuk e gjeti virusin SARS-CoV-2 te lakuriqët e natës, por ata zbuluan pjesë të koronavirusit që kanë nevojë vetëm për mutacione të vogla për t’u shndërruar në një variant të ri.

Sekuenca të afërta me ato të llojeve të hershme të virusit pandemik SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë dhe janë gjetur në disa lloje të lakuriqëve të natyrës nga familja Rhinolophus, shkruajnë autorët e një studimi që është në proces të rishikimit shkencor dhe botuar në formë të para-lëshimit në “Nature Portfolio Journal”.


Sidoqoftë, derisa studimi të eliminojë plotësisht teorinë se virusi mund të jetë bërë artificialisht në laboratorë, procesi i kërkimit vazhdon në mënyrë që të merren përgjigje më të plota.

“Nuk jam i sigurt se do të gjejmë ndonjëherë një gjë identike, por ajo që do të gjejmë janë viruse në lakuriqët e natës që janë të ngjashëm me koronavirusin,” tha profesori Stuart Neil, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i cili nuk mori pjesë në studim.

“Është një ekosistem kompleks dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë atë të duhurin apo të zbulojmë copëza mbetet një pyetje e hapur,” shton Neil për gazetën britanike The Telegraph.

Zbulimi nga shkencëtarët në Laos gjithashtu thekson se më shumë pandemi, të tilla si koronavirusi, janë “të fjetura” në natyrë. Ata theksojnë se studimi i mëtejshëm i SARS-CoV-2 do të ndihmonte shumë në luftën kundër një pandemie të re të mundshme.

Lexo edhe

Video