Në Kosovë mbërrin edhe grupi i dytë i afganëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas-mesnatës ka ardhur grupi i dytë prej 113 afganë në Kosovë. Ata janë vendosur në ish-kapin e Bechtal&Enka-s, në afërsi të Ferizajt.

Po ashtu, gjatë ditës në Kosovë do të aterojë edhe një grup tjetër me qytetarë afganë, të cilët ishin bashkëpunëtorë të NATO-s.

“Ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afganë. I fundit ka qenë mbrëmë pas mesnatë  ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtorë të NATO-s së bashku me familjarë të tyre janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës, në ish-kampin e Bechtal&Enka-s. Sot do të kemi një fluturim të ri me qytetarë afganë”, ka thënë Sveçla në një konferencë për media.

Më tej, ai ka njoftuar edhe për masat e ndërmarra anti-COVID.


“Do të garantojmë që Policia e Kosovës në maksimum do të angazhohet që të zbatojnë masat e Qeverisë së Kosovës. Për këtë kemi angazhuar edhe Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK). Në të njëjtë kohë, PK do të bëjë kontrollin e personave që tashmë janë në listën e IKPShK-së, si të infektuar. Dhe ata të cilët kthehen në Kosovë dhe nënshkruajnë deklaratën nën betim për tu karantinuar”, u shpreh ai.

Deri më tani janë 6 mijë policë të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Deri më 30 gusht, mbi 6000 policisë të vaksinuar. Besoj që për dy-tri ditë do të kemi vaksinimin e plotë të gjithë policëve me dozën e parë. Nga janari kemi shqiptuar 112 mijë gjoba për mos respektim të masave. Tashmë kemi iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR. Janë kontrolluar edhe tri agjenci dhe janë identifikuar tre persona. Ndaj 9 personave janë ngritur kallëzime penale”, ka theksuar ai.

Lexo edhe

Video

error: