Korriku 2024 ishte korriku i dytë më i ngrohtë dhe muaji i dytë më i ngrohtë në histori, njoftoi shërbimi i ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Në korrik 2024, temperatura mesatare globale ishte 16.91 gradë Celsius, 0.04 më e ulët se temperatura mesatare në korrik 2023, aktualisht muaji më i nxehtë i regjistruar. Deri në qershor, temperaturat mesatare mujore kishin thyer rekorde për çdo muaj qe nga maji 2023.
Për periudhën nga gushti 2023 deri në korrik 2024, temperatura mesatare globale ishte 1.64 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale. Toka përjetoi dy ditët e saj më të nxehta ndonjëherë në korrik - me temperatura mesatare ditore globale 17.16 dhe 17.15 gradë më 22 dhe 23 korrik.
Temperatura mesatare evropiane në korrik tejkaloi vlerën mesatare për muajin nga viti 1991 deri në vitin 2020 me 1.49 gradë Celsius, duke e bërë atë korrikun e dytë më të ngrohtë në rekord në Evropë.