Në katër qytet të Kosovës do të zhvillohet kamp basketbolli për të rinj

Në katër qytet të Kosovës do të zhvillohet kamp basketbolli për të rinj

Nga 21 deri më 28 gusht nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizohet Kampi për basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Kampet ditore individuale do të mbahen në këto qytete të Kosovës. Çdo kamp do të përfshihet për fëmijët e moshës 8-16 vjeçare dhe aty do të përfshihen deri në maksimum 30 kampistë për seancë.


Dy seanca të përshtatshme do të zhvillohen në çdo qytet: Në mëngjes nga ora 9:00 – 12:00 për kampistët e moshës 8-12 vjeçare, pasdite nga ora 13:00 -16:00 për kampistët e moshës 13-16 vjeçare.

Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i distriktit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.

Lexo edhe

Video