Në Istog arrestohet një i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Në Istog arrestohet një i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Sot rreth orёs 03:30, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, ёshtё informuar se në Orroberd të Istogut, kishte të shtëna me armë zjarri, nga njё person i dyshuar i cili kishte shtёnё disa herё nё drejtim tё disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, ёshtё bërё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje në mes vete i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё armёn dhe ka shti nё drejtim tё viktimave.


Njësitet Policore kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar F.M. (1988). Policia e Kosovës nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, dhe gjatё bastisjes është gjetur dhe konfiskuar pistoleta ‘Vzor’  kalibri 7.65 mm, njё karikator i sё njëjtёs arme dhe njё fishek kalibri 7.65mm.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dërguar nё ndalim prej 48 orёsh.

Lexo edhe

Video

error: