Në gjykatat e Kosovës nis shpërndarja e lëndëve përmes sistemit SMIL

Në gjykatat e Kosovës nis shpërndarja e lëndëve përmes sistemit SMIL

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, kanë  nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët.

Hyseni me këtë rast tha se programi SMIL ka arritur që të shpërndahet në të gjitha prokuroritë e Kosovës dhe janë regjistruar  gjithsej  64 mijë lëndë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tha se shpërndarja  nga sistemi tek prokuroritë do të largojë çdo dorë të njeriut dhe do të ketë ndarje të barabartë të lëndëve për prokurorët si dhe mundëson  komunikim të shpejt dhe  të sigurt.

Hyseni tha se projekti Smil ofron siguri të madhe në sistemin prokurorial dhe gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë.


Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj theksoi se qysh nga muaji i kaluar të gjitha gjykatat themelore ka filluar të bëhet shpërndarja automatike e lëndëve përmes sistemit SMIL i cili program ofron efikasitet të lartë dhe transparencë në këtë fushë.

Sipas tij kjo marrëveshje mundëson shkëmbim më të shpejt dhe të më të saktë të lëndëve nga prokuroria nga gjykatë të

Kurse, Jans Erik Grondahl ambasadori i Norvegjisë, tha se shtetiqë ai përfaqëson mbetet i përkushtuar për të mbështetur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe këtë marrëveshje e shohin s një hap i rëndësishëm. Ai tha se efektet e këtij projekti do jenë të prekshme.

Lexo edhe

Video

error: