Në Gjilan hapet ekspozita me punimet e realizuara nga fëmijët me nevoja të veçanta

Në Gjilan hapet ekspozita me punimet e realizuara nga fëmijët me nevoja të veçanta

Është hapur sot në Gjilan ekspozita me punimet të cilat janë realizuar nga nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët trajtohen në Qendrën e kujdesit ditor “Pema”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka shpallë të hapur ekspozitën, është shprehur të jetë i impresionuar me punimet e këtyre fëmijëve.


“Unë e di që këta fëmijë janë të jashtëzakonshëm, janë nderi i qytetit tonë. Kjo ekspozitë tregon se sa janë të gatshëm dhe të zhvilluar në mënyrë që të na ofrojnë neve me pa art dhe me i pa aftësitë e tyre. Kjo na obligon që të bëjmë më shumë për ta”, tha Haziri.

Ndërkaq, koordinatorja e Qendrës së kujdesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në të gjitha projektet.

“Le të jetë mesazhi i përgjithshëm që këta fëmijë të mbështeten kurdoherë, jo vetëm për një ditë ose për një muaj. Unë e falënderoj kryetarin Haziri, DKRS në për mbështetjen e çdo projekte të organizatës sonë”, tha ajo.

Lexo edhe

Video