Në Forumin e Paqes Universale, Kurti lavdërohet për përparim e progres në ekonomi gjatë qeverisjes së tij
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe lindjes së mesme brishtësia e paqes kudo në botë është evidente.

Kreu qeveritar gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për  “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor", tha se Kosova ka njohur përparim dhe progres gjatë qeverisjes së tij, duke konsideruar se është lider në rajon sa i përket edhe demokracisë.

Ai përmendi rritjen ekonomike, po ashtu rritjen e eksporteve dhe rritjen e punësimit.

Kurti deri sa foli për liberalizimin e vizave për Kosovën, theksoi se pikërisht ashtu siç e kishin paraparë, liberalizim i vizave për Kosovën nuk e ka rritur migrimin, por sipas tij, përkundrazi ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024