Në fillim të qershorit priten që në Kosovë të arrijnë edhe 100,620 doza të vaksinës antiCOVID

Në fillim të qershorit priten që në Kosovë të arrijnë edhe 100,620 doza të vaksinës antiCOVID

Sot në Kosovë kanë arritur 38 mijë e 400 doza të vaksinave AstraZenca- Oxford COVID-19. Ndërsa UNICEF ka thënë se në fillim të muajit qershor pritet që në Kosovë t’i sjellin edhe 100, 620 doza të vaksinës Pfizer.

“38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji”, thuhet në komunikatën e UNICEF.  

Me mbërritjen e grupit të dytë thuhet se shtrirja e planit kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit do të vazhdojë në grupet me përparësië sic janë punëtorët e tjerë shëndetësorë, njerëzim me sëmundje kronike dhe grupet e tjera me përparësi.

Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF në Kosovë, falënderoi partnerët dhe donatorët e COVAX për mbështetjen e tyre kritike për të siguruar vaksinat për të gjithë.

“Dorëzimi i këtyre 34.800 dozave shtesë është një hap tjetër në luftën kundër COVID-19. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e planit kombëtar të vaksinimit dhe vendosjes. Së bashku ne mund të krijojmë një normale të sigurt, të re për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, tha ai.

Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 përqind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.


“Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”, thuhet në komunikatën për media.

COVAX bashkë-drejtohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI). Është pjesë e Përshpejtuesit të Qasjes në Mjetet COVID-19 (ACT), një bashkëpunim unik global për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat kundër COVID-19. Instituti COVAX synon të dorëzojë të paktën 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 në vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë të paktën 1.3 miliardë doza të financuara nga donatorët në 92 vende të pranueshme me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.

Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Vaksinimi është një mjet thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Vaksinat COVID-19 të siguruara përmes COVAX i janë nënshtruar testimit dhe vlerësimit rigoroz për sigurinë dhe efikasitetin dhe janë aprovuar për përdorim nga OBSH. Vaksinat COVID-19 kanë dëshmuar se mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e rënda dhe vdekja. Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. Në ndërkohë, është e nevojshme që publiku i gjerë të vazhdojë të ndjekë masat parandaluese të vendosura aktualisht – duke mbajtur maska, duke respektuar distancën fizike dhe higjienën e mirë të duarve për të kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për të kontribuar në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga pandemia COVID-19”.

Sipas të dhënave më të fundit, Shtetet e Bashkuara, Ekipi i Evropës (BE dhe Shtetet Anëtare të BE), Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada janë kontribuuesit e parë kryesorë për sa i përket angazhimeve të financimit ndaj buxhetit të Shtyllës së Përshpejtuesit ACT https://www.who.int/initiatives/act-accelerator/funding-tracker  

Sot, të pranishëm në aeroport për mbërritjen e vaksinave kundër COVID-19, ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, Ambasadorja Franceze në Kosovë Marie -Christine BUTEL, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Znj, Lisa Magno, Dr. Isme Humolli nga OBSH dhe  Ambasadori i EU-së, Mr. Tomáš Szunyogand, dhe Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: