Në enklava serbët festuan me këngë nacionaliste Krishtlindjet ortodokse (Video)

Në enklava serbët festuan me këngë nacionaliste Krishtlindjet ortodokse (Video)

Përveç komunave veriore, edhe në enklava, serbët e Kosovës kanë festuar krishtlindjet me  prani të elementeve nacionaliste serbe.

Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë dhe Hoçë të Madhe të Rahovecit serbët lokalë festuan krishtlindjet ortodokse duke kënduar te dehur e duke ndezur zjarre.

Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen pamjet skandaloze ku ata të organizuar dhe në turma po festojnë me parulla ‘’Nuk ka dorëzim’ (për Kosovën)’, ‘’Kosova është zemra e Serbisë’’.


Me rastin e kësaj feste ortodokse, Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, kësaj radhe Qeveria e Kosovës ia kishte lejuar hyrjen në vend. Por, pikërisht në Prilluzhë, ku ai ishte ne njërën nga vizitat, u shfaqën ambiciet nacionaliste serbe.

Përndryshe, çdo 7 janar, e gjithë bota ortodokse feston Krishtlindjet ortodokse./RTK/

VIDEO 1
VIDEO 2
VIDEO 3

Lexo edhe

Video