Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë

Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë

Përmes një komunkate për media policia në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë. Me këtë rast arrestohen dy persona.


“Gjatë 24 orëve të  fundit, njësitet policore në  Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri  kanë konfiskuar dy  armë zjarri. Një armë është konfiskuar  në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar  për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishekë. Ndërsa,  konfiskimi i  një arme tjetër  të llojit pistoletë është realizuar  në  fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit  ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast  ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek. Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në komunikatën për media.

Lexo edhe

Video