Në dy operacione të suksesshme nga departamenti i hetimeve, arrestohen 5 persona

Në dy operacione të suksesshme nga departamenti i hetimeve, arrestohen 5 persona

Departamenti i hetimeve pranë Policisë së Kosovës, sot gjatë ditës ka realizuar dy operacione të suksesshme policore, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale.

Operacioni i parë është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të asistuara nga njësitet relevante policore, të cilët me urdhëresë zyrtare kanë kryer bastisjen e një shtëpie në Gllogovicë të Prishtinës, në të cilën ishte duke banuar një i dyshuar shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kultivon dhe përpunon bimë narkotike të kanabis stativa.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në objekte për rreth, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa në një pyll afër një përroi është gjetur një plantacion i mbjellë dhe i punuar me kanabis stativa, me 31 bimë të kultivuara kanabis stativa, me gjatësi deri në 2.40 metra, disa mjete për ujitje dhe një pompë dore për spërkatje të bimëve.

Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet në mbajtje, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.


Ndërsa operacioni i dytë është realizuar në Podujevë, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit, i cili ka rezultuar me arrestimin e 4 personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet se të njëjtit duke vepruar në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumente zyrtare dhe përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara në bashkëkryerje me të dyshuarin person zyrtar noter, dyshohet se kanë tjetërsuar një parcelë.

Ndaj personave të dyshuar nga prokurori i PTH – Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe në bashkëkryerje veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e saj, në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Lexo edhe

Video

error: