Në Drenas mbyllet përkohësisht Qendra për Punë Sociale

Në Drenas mbyllet përkohësisht Qendra për Punë Sociale

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka mbyllur përkohësisht Qendrën për Punë Sociale, për shkak të mos plotësimi të kushteve sanitare dhe mos marrjes së masave të nevojshme.

Pas këtij konstatimi nga ana e inspektorëve sanitarë, është rekomanduar që të bëhet fillimisht dezinfektimi i objektit në mënyrë që të plotësohen kushtet minimale sanitare.

Përkohësisht objekti i QPS është i mbyllur nga ana e inspektorëve deri në pastrimin dhe më pas dezinfektimin e tij.


Inspektorët kanë vazhduar inspektimin edhe në bizneset që janë të vendosura në Parkun e Biznesit në Korroticë të Lartë dhe është konstatuar se dhjetëra biznese prodhuese në këtë qendër biznesi, janë duke punuar dhe të njëjtat kanë marrë masat e duhura mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Inspektimet do të vazhdojnë ne gjithë territorin e Komunës së Drenasit për të monitoruar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: