Në Ditën Botërore të Vajzave, Osmani takon vajzat e klubit futbollistik “Prishtina”

Në Ditën Botërore të Vajzave, Osmani takon vajzat e klubit futbollistik “Prishtina”

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit ka takuar klubin futbollitik të vajzave “Prishtina”.

Ajo thotë se vajzat nëpër klubet e futobollit në shoqërinë kosovarë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera por edhe kundër steriotipeve në shoqëri.


Megjithëkëtë, Osmani ka nënvizuar se pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla dhe nuk dorëzohen asnjëherë.

“Vajzat në sport⚽️ Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave ‘Prishtina’. Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden. Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë. Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim. Krenare me vajzat tona”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe

Video

error: