Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Sot është  vendosur pllaka e klubit së lexuesve me emrin e Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në fillim të pandemisë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se kjo është me e pakta që mund ta bëjnë si Komunë për ta nderuar emrin e tij.

“Sot nderohet Biblioteka e Gjilanit dhe klubi i lexuesve. Agoni do të mbetet gjithmonë në mendje dhe në zemrat tona. Ai e humbi jetën gjatë kohës së pandemisë dhe ka qenë dhimbje për të gjithë ne. Tash e tutje ky klub do ta bart emrin dhe një engjëlli që sot nuk jeton me ne dhe do ta kujtojmë për jetë e mot”, tha ai.


Babai i të ndjerit Agon Musliu, Naimi, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri për përkujdesjen dhe nderin që ia ka bërë familjes Musliu me rastin e vendosjes së kësaj pllake.

“Le të shërbejë kjo pllakë si rreze dielli, si gur për rininë dhe për të ardhmen për çdo të ri shqiptar anekënd botës”, tha Musliu.

Agon Musliu ishte njëri nga lexuesit më të pasionuar të Bibliotekës së Gjilanit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: