Në 14-vjetorin e shtetësisë, krerët e shtetit bëjnë homazhe edhe tek varri i Rugovës e Demaçit

Në 14-vjetorin e shtetësisë, krerët e shtetit bëjnë homazhe edhe tek varri i Rugovës e Demaçit

Në 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës, e para e vendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe veprimtari, Adem Demaçi.

Ata vendosen kurora lulesh për të nderuar veprën e tyre.

Që në mëngjes filluan aktivitet për të shënuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Krerët e shtetit kanë bërë homazhe sot edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00 do mbahet seancë solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë e në orën 12:00 do parakalojnë kadetët e kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës.

Sot shteti i Kosovës feston ditëlindjen e 14-të. Po në këtë datë në orën 15:39 Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik ku në seancën solemne për shpalljen e pavarësisë morën pjesë 109 deputet prej 120 sa janë.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

Lexo edhe

Video