Ndryshimet në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës

Ndryshimet në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës

Edicioni 2022/23 i Superligës së Kosovës në futboll tashmë ka arritur në xhiron e tetë, edhe pse shumë skuadra nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet për shkak të agjendës së ngjeshur, por edhe për shkak të mungesës së terreneve sportive.

Skuadra më në formë deri më tani vazhdon të jetë Drita e cila është edhe liderë e Superligës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ka grumbulluar 17 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, raporton KosovaPress.

Në vendin e dytë është Gjilani me 14 pikë, i pasuar nga Prishtina me 11, kurse pesëshja e parë kompletohet me Drenicën që ka mbledhur 11 pikë dhe Trepçën ’89 me nëntë pikë.

Kjo është renditja e plotë:

Drita 17

Gjlani 14

Prishtina 11


Drenica 9

Trepça’89 9

Ballkani 9

Llapi 8

Ferizaj 7

Malisheva 7

Dukagjini 2

Lexo edhe

Video