Ndryshimet kushtetuese, Escobar viziton Shkupin

Ndryshimet kushtetuese, Escobar viziton Shkupin

I dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Vizita e tij në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Agjencisë së Lajmeve MIA, Gabriel Escobar do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski ndërsa është paraparë që ai të ketë takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Vizita e Escobar në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.


Seanca plenare për Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës ka filluar më 18 gusht.

Rendi i ditës u miratua me 70 vota “për”, ndërsa pas shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e shtyu votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretash.

Për miratimin e Propozimit për qasje në ndryshimin e Kushtetutës, që është pika e vetme e mbledhjes së 123-të, duhet të votojnë minimum 80 deputetë. Kjo është e para nga gjithsej tre fazat për ndryshimin e Kushtetutës.

Lexo edhe

Video