Ndryshime te Spanja, ftohet ylli i Barcelonës

Ndryshime te Spanja, ftohet ylli i Barcelonës

Ëndrra e shumë futbollistëve për tu paraqitur në Katar me kombëtaret e tyre po shuhet ende pa filluar Kampionati Botëror si pasojë e lëndimeve.

Rasti i fundit është te Kombëtarja e Spanjës, ku mbrojtësi i Valencias, Jose Gaya si pasojë e lëndimit do ta humbasë Botërorin “Katar 2022”, raporton KosovaPress.


Spanja e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Gayas, ku e ka ftuar në grumbullim yllin e Barcelonës, Alejandro Balde.

Balde do të jetë pjesë e listës prej 26 lojtarëve të Spanjës për Kupën e Botës.

Lexo edhe

Video