Ndriçohet stacioni policor në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së grave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ndriçohet stacioni policor në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së grave
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se që nga pas lufta, rastet e dhunës në familje janë në numër të lartë e me fatalitet. Këto komente gjatë ndriçimit të objektit të Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës“ 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Sveçla theksoi se nesër (e martë) do të lansojnë projektin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, që ka për qëllim mbrojtjen e viktimave nga dhunuesit.

Ndërsa, drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend hoxha  ka apeluar qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje, pasi që sipas tij, Policia është institucion i sigurt për gratë e dhunuara.

E nënkolonelja Zylfije Dema u shpreh se Policia ka funksionalizuar tri dhoma unike në stacionet policore.

Nesër përmbyllet fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024