Zinedine Zidane i është kundërpërgjigjur menaxherit të Barcelonës Ronald Koeman për kritikat ndaj gjyqtarit gjatë përballjes së fundit të Real Madridit me Eibarin. Tekniku holandez u pyet për performancën e gjyqtarit të ndeshjes nga loja e “Los Blancos,” dhe në vend që të jepte një përgjigje diplomatike siç preferojnë më shumë të bëjnë, ai kritikoi ashpër gjyqtarin.
Koeman lëshoi opinionin e tij për një moment të diskutueshëm gjatë lojës kur një goditje me kokë e Yoshinori Muto preku bërrylin e Ramos, gjë që rezultoi në britma për një penallti. Arbitri i ndeshjes Jose Luis Munuera Montero refuzoi të rishikonte incidentin në monitorin e fushës, gjë që shkaktoi zemërim nga shumë njerëz.
Bosi holandez deklaroi në mënyrë jopologetike se zyrtari duhej të kishte dhënë një penallti kundër “Los Merengues” ndërsa zbuloi gjithashtu zhgënjimin e tij me konfuzionin rreth rregullit të lojës me dorë. Kjo nuk u prit mirë nga Zinedine Zidane, përcjell KosovaPress.
“Kjo më shqetëson sepse unë kurrë nuk përfshihem në diskutimet me arbitrat,” tha Zidane në lidhje me komentet e Koeman gjatë një konference shtypi para ndeshjes me Granadën.
“Arbitrat janë pjesë e lojës. Ata mund të bëjnë gabime, si lojtarët dhe si të gjithë ne në jetë. Në lidhje me komentet nga Koeman, nuk po them asgjë pasi thjesht po mendoj për ndeshjen e nesërme kundër Granadas.”, shtoi Zidane.
Kanë qenë pesë penallti të dhëna kundër Real Madridit që nga ankesat e Barcelonës, kështu që a mendon Zidane se ka ndonjë arsye prapa kësaj?
“Është e vërtetë që flitet shumë kur ka diçka specifike me Madridin dhe arbitrat, kjo është ajo që Madridi duhet të merret”, vazhdoi ai.
“Ashtë pak e bezdisshme të flasësh për këtë, ne jemi të interesuar në ndeshjen e nesërme. Ne duhet të jemi të përqendruar.”, përfundoi tekniku francez.