Ndikimi i Rusisë në Ballkan, Rama del me porosi për Kosovën e Serbinë
Lexohet për: 2 min.
gf32g32
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mosmarrëveshjet për t’i pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit Globsec sot në Pragë.

Ai u shpreh se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në. Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë Rama, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.

I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështje të brendshme të Shqipërisë, ai tha se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka oreks, andaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.

“Kemi pasur diçka (ndikim rus), por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, andaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”, tha Rama. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024