Ndikimi i Remitencave në Ekonomi

Ndikimi i Remitencave në Ekonomi

Remitencat janë trasfer (dërgim) i  parave që zakonisht bëhet nga të punësuarit jashtë atdheut (mërgimtarët) drejt vendit prejardhjes së tyre. Këto dërgesa të parave nga individët apo kompani llogariten si ndihmesa për nevojat familjare dhe rrjedhimisht në ekonomin vendit, e që zakonisht nga praktika është parë se kjo rrjedhje e parave është rritur gjatë krizave financiare apo rënies ekonomike në vendet e varfra, me ekonomi më pak të zhvilluar dhe ato që janë në zhvillim.

Në kohën që jemi duke jetuar tani më jemi dëshmitarë të shumë ndryshimeve të mëdha dhe një dinamizmi shumë të madh pothuajse në gjitha industritë dhe sferat e jetës, po i njëjti trend vërehet edhe tek remitencat që sipas Bankës Botërore  (WB) vlerësohet se vetëm gjatë vitit 2019 në botë remitencat ishin rreth 715 miliard $, 272 milion  njerëz kanë lëvizur jashtë  vendit të tyre për të punuar dhe mbi 800 milion njerëz janë të varur nga dërgesat e këtyre mjeteve financiare që ua dërgojnë të dashurit e tyre. Shtetet me përfitime më të mëdha nga remitencat janë: India me mbi 82 miliard $ pason Kina, Meksika, Filipinet, Egjipti e kështu me radhë, ndërsa me pjesëmarrje në GDP e vendit prinë  Toga, Haiti, Nepal dhe në top dhjetëshen e kësaj liste janë edhe vendet e Ballkanit si tersi siç mund të shihni në tabelën e më poshtme nga banka botërore.

Top shtetet pranuese të remitencave në vlerë dhe në % të GDP së tyre gjatë vitit 2019


Gjatë studimeve të bëra dekada me radhë vërejmë se remitencat kanë rol dhe ndikim shumë të madh në ekonomit e vendeve në zhvillim dhe shërbejnë si katalizatorë i zhvillimit të tregut financiar dhe politikave monetare të vendeve. Këto të ardhura përmirësojnë mirëqenien e anëtarëve të familjes, largojnë kufizimet që i ka shtresa e varfër e shoqërisë ka  në kapital e që më pastaj ndikon edhe në shtresat tjera, po ashtu është vërejtur se ka përmirësim në shpërndarjen e kapitalit, stabilitet dhe qëndrueshmëri në zhvillimi financiar, kështu pra ka ndikim dhe përshpejton rritjen ekonomike të një vendi dhe mundë të jetë faktor shumë me rëndësi në rimëkëmbjen e ekonomisë së një vendi ashtu siç është edhe Kosova por nëse përdorën dhe kanalizohen mirë në ekonomi. Ato gjithashtu nëse nuk kanalizohen në mënyrën e duhur mundë të krijojnë kulturën e varësis në vendin e pranimit të tyre, dhe mundë të ulin pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe rrjedhimisht ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Kosova ende edhe në këtë kohë ka një ekonomi që është e brishtë dhe e varur nga jashtë, prodhimi i brendshëm është shumë i ulët, bilanc tregtarë tejet negativ dhe për fat të keqe ky bilanc negativ po thellohet nga viti në vit, dhe gjatë viteve të fundit po vërehet edhe një largim i fuqisë punëtore jashtë vendit. Por gjithmonë duhet të mos harruar një faktorë pozitiv e shumë me rëndësi për ekonominë e Kosovës remitencat që janë rritur nga viti në vit e kjo si meritë e mërgimtareve tonë të cilët kanë dashuri dhe ndjenja të pa përshkruara për Kosovën. Në vitin 2019 kemi pas të hyra në Kosovë mbi 800 milion € nga mërgimtarët të cilët në përqindje më të madhe janë ata nga Gjermania, Zvicra, Italia dhe Austria. Në një vend si Kosova kjo shumë e parave të gatshme të dërguara nga jashtë është më shumë se sa infuzioni për njeriun por mund ta krahasojmë edhe me gjakun për njeriun. Sipas ASK në Kosovë pjesë e konsiderueshme e konsumit familjar rreth 40% shfrytëzohet për ushqim e me këtë vërehet se shumica e remitencave shkojnë konsum e kjo nuk është ajo më e mira, por të hyrat nga mërgimtaret tanë duhet orientohen më mirë por edhe vet mërgimtarët tonë të marrin iniciativa që të investojnë në biznese për të krijuar vende pune për familjarët e tyre që gjenden në Kosovë.

Pas investimeve në biznese sidomos në industritë prodhuese do të ketë efekt pozitiv në përmirësimin e bilancit tregtar, në ulje të papunësisë, ngritje të standardit dhe të mirëqenies sociale, dhe me këtë rritje në të hyrat e qeveritare, efekt i multipikatorit të shpenzimeve brenda vendit do të rritej, si rrjedhoj do të rriteshin shpenzimet dhe investimet qeveritare (kjo nënkupton spitale më të mira, shkolla më të mira, shërbime më cilësore në çdo aspekt), sasi më të madhe të qarkullimit të parasë në tregun e brendshëm, do të  këtë mundësi edhe më të mëdha dhe qasje më të lehta në mjete financiare për hapjen e bizneseve të reja sepse ne kemi rini e cila është shumë inventive dhe konkurruese me vendet e europiane.

Lexo edhe

Video

error: