Ndihmës-sekretari i NATO-s sot në Kosovë, diskutohet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën bëri të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.

I pari i Qeverisë Albin Kurti, e tha këtë në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti, tha se temë diskutimi do të jetë edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit.

“Të enjten për vizitë vjen Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s… ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s. Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.

https://kosovapress.com/emisari-gjerman-vjen-sot-per-vizite-zyrtare-ne-kosove
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024