Ndeshjet e xhiros së katërt të Premier Ligës angleze

Ndeshjet e xhiros së katërt të Premier Ligës angleze

Sezoni i ri 2021/22 veçse ka filluar në Premier Ligën angleze, ku sot do të kemi disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së katërt.

Arsenali do të synojë me çdo kusht të arkëtoj tre pikët e para këtë sezon kundër skuadrës së Norwich, ku të dy skuadrat gjenden në fund të tabelës, respektivisht Arsenal gjendet në vendin e fundit, kurse Norwich një pozitë më lartë.

Ndeshje tejet interesante do të jetë edhe derbi mes Leicester Cityt dhe kampionit aktual Manchester Cityt, përcjell KosovaPress.

Ndërsa i gjithë fokusi do të jetë tek ndeshja mes Manchester United dhe Newcastle United, ku pritet që të debutojë transferimi më i ri i “Djajve të Kuq”, ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Programin e plotë të ndeshjeve të ditës së sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Crystal Palace – Tottenham (Stadiumi Selhurst Park)


16:00 Arsenal – Norwich (Stadiumi Emirates)

16:00 Brentford – Brighton (Brentford Community )

16:00 Leicester City – Manchester City (Stadiumi King Power)

16:00 Manchester United – Newcastle United (Stadiumi Old Trafford)

16:00 Southampton – West Ham United (Stadiumi St. Mary’s)

16:00 Watford – Wolverhampton (Stadiumi Vicarage Road)

18:30 Chelsea – Aston Villa (Stadiumi Stamford Bridge)

Lexo edhe

Video

error: