Ndeshjet e tetorit vendimtare për Kosovën, thotë Foda
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll Franco Foda ka folur pas fitores ndaj Qipros 4:0 në Larnaka.

Ai në një konferencë për media e ka quajtur të rëndësishme arritjen e tri pikëve të para, duke thënë se ndeshjet e radhës në tetor janë vendimtare për Kosovën, e cila duhet të shënojë fitore për kualifikim në një grup më lart në Ligën e Kombeve.

Slloveni nuk ka dashur serish të komentojë përjashtimin e tre futbollistëve Zhegrova, Muslija dhe Muriq, duke thënë se ky është vendim i Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të shkeljes së rregullave pas ndeshjes së parë kundër Rumanisë.

Dardanët sot mposhtën në udhëtim Qipron me golat e Vedat Muriqit (2), Albion Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës.

Kombëtarja e Kosovës më 12 tetor luan në udhëtim ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Lituanisë, ndërsa tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” pret Qipron.  Më 15 nëntor, Kosova luan si mysafire e Rumanisë, ndërsa më 18 nëntor pret në ndeshjen e fundit Lituaninë, e cila aktualisht renditet e fundit në grupin C2 pa asnjë pikë.

Pas dy ndeshjeve, “Dardanët” renditen në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024