Ndeshjet e sotme, rikthehet Premier Liga

Ndeshjet e sotme, rikthehet Premier Liga

Pas ndeshjeve në garat evropiane si në atë të Ligës së Kampionëve, Evropës dhe në atë të Ligës së Konferencës, futbolli në top kampionatet më të mira evropiane rikthehet sot.

Po ashtu, sot i rikthehet aksionit edhe Premier Liga angleze, e cila javën e kaluar nuk zhvilloi asnjë ndeshje për shkak vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, përcjell KosovaPress.

Krahas Premier Ligës, ndeshje do të zhvillohen edhe në Bundesliga, Ligën 1 të Francës, Serie A, La Liga dhe në Superligën e Shqipërisë.

Në këtë të fundit, KF Tirana dhe Teuta do të përballen në stadiumin “Selman Stërmasi” në kuadër të xhiros së pestë të këtij edicioni.

Ndërkaq, në Premier Ligë do të kemi dy ndeshje tejet interesante, ku skuadra e Aston Villas pret në shtëpi Southamptonin, kurse Fulhami zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Nottinghamit.

Në Bundesliga do të përballen skuadra e Mainz dhe ajo e Hertha Berlinit, kurse në kuadër të Serie A ndeshje zhvillojnë Salernitana kundër Lecces.

Ndeshjet e programit të sotëm në top ligat më të mira evropiane i gjeni më poshtë.

Superliga e Shqipërisë

16:00 KF Tirana – Teuta

Premier Liga


21:00 Aston Villa – Southampton

21:00 Nottingham – Fulham

Liga 1 e Francës

21:00 Auxerre – Lorient

Bundesliga

20:30 Mainz – Hertha Berlin

Serie A

20:45 Salernitana – Lecce

La Liga

21:00 Valladolid – Cadiz CF

Lexo edhe

Video