Ndeshjet e ditës së sotme në ligat më të mira evropiane

Ndeshjet e ditës së sotme në ligat më të mira evropiane

Dita e premte nuk do të jetë shumë e ngjeshur me ndeshje të futbollit, ku do të kemi përballje vetëm në Bundesligën gjermane dhe në La Ligan spanjolle.

Schalke pret në shtëpi skuadrën e Mainz, kurse në Spanjë do të zhvillohet ndeshje interesante mes Valencias e Villarreal, përcjell KosovaPress.

Në Bundesligë, vendi i fundit në tabelë pret në shtëpi atë të parafundit. Gjashtë pikë është diferenca mes Schalkes e Mainz, ku sot vendasit do të shikojnë të arkëtojnë tre pikë të plota dhe ta zbusin epërsinë e pikëve në tre sosh.

Në anën tjetër, Valencia është duke kaluar nëpër një sezon jo të mirë, ku e gjen vetën në pozitën e 14-t. Kurse, Villarreali pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë.


Programin e plotë të ndeshjeve të programit të ditës së premte e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

Bundesliga gjermane

20:30 Schalke 04 (18) – Mainz  (17) (Stadiumi VELTINS-Arena)

La Liga spanjolle

21:00 Valencia (14) – Villarreal (7) (Stadiumi Mestalla)

Lexo edhe

Video

error: