Ndeshje tejet interesante në Ligën e Kombeve, vëmendja te Kosova e Shqipëria

Ndeshje tejet interesante në Ligën e Kombeve, vëmendja te Kosova e Shqipëria

Liga e Kombeve vazhdon sot aksionin në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve me disa ndeshje tejet interesante, ku e gjithë vëmendja do të jetë te Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes Armenisë dhe Ukrainës, e cila zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” me fillim nga ora 15:00.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e cila i takon grupit 2 të Ligës C, përcjell KosovaPress.

Krahas Kosovës ndeshje do të zhvillojë edhe Shqipëria, e cila me fillim nga ora 20:45 përballet me Izraelin në rolin e mysafirit.

“Dardanët” dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të synojnë me çdokusht fitoret në këto përballje, me synimin e vetëm për të kualifikuar tutje në këtë garë.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve.

Liga A

20:45 Republika e Çekisë – Portugalia

20:45 Spanja – Zvicra


Liga B

15:00 Armenia – Ukraina

Islanda – Rusia (Nuk zhvillohet, Rusia është përjashtuar nga garat e UEFA-s)

18:00 Sllovenia – Norvegjia

20:45 Izraeli – Shqipëria

20:45 Skocia – Irlanda

20:45 Serbia – Suedia

Liga C

18:00 Irlanda e Veriut – Kosova

20:45 Qipro – Greqia

Lexo edhe

Video