Ndeshje tejet interesante në Kupën e Shqipërisë

Ndeshje tejet interesante në Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot me gjashtë ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve të këtij edicioni.

Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat ajo mes Butrintit dhe Dinamos, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe kampioni i Shqipërisë, Tirana, e cila është mysafire e skuadrës së Koplikut.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të gjitha takimet e fazës së eliminatoreve të ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë.

15:00 Burreli – Tomori Berat


15:00 Butrinti Sarande – Dinamo

15:00 Koplik – KF Tirana

15:00 Lushnja – Terbuni

15:00 Partizani – Oriku

15:00 Shkumbini Peqin – Egnatia

Lexo edhe

Video