Ndeshje e çmendur mes Cityt e Realit, ja rezultati i pjesës së parë

Ndeshje e çmendur mes Cityt e Realit, ja rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Etihad” mes kampionit anglez Manchester City dhe gjigantit spanjoll Real Madrid.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Manchester City gjendet në epërsi të ngushtë prej 2:1 në derbin kundër Real Madridit, përcjell KosovaPress.


Citi e nisi furishëm ndeshjen, ku gjeti golin e epërsisë në minutën e 2’ të ndeshjes përmes mesfushorit Kevin De Bruyne, i cili më pas asiston te Gabriel Jesus që shënon për 2:0 në minutën e 11’.

Reali arriti të rikthehet në lojë, ku sulmuesi francez Karim Benzema shënon në minutën e 33’ për ta ngushtuar epërsinë në 2:1, gol ky i cili rezultoi tԥ jetë i fundit për këtë pjesë të parë.

Rezultati i pjesës së parë është 2:1 në favor të Cityt.

Lexo edhe

Video