Ndeshja numër 1,000 për Klopp, gjermani thumbon Arsene Wenger

Ndeshja numër 1,000 për Klopp, gjermani thumbon Arsene Wenger

Liverpooli barazoi sot pa gola, 0:0 me skuadrën e Chelseat, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfield Road”.

Kjo ishte ndeshje jubilare për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp pasi që regjistroi ndeshjen numër 1,000 në karrierën e tij, raporton KosovaPress.


I pyetur pas ndeshjes se si ishte të barazosh në ndeshjen e 1,000-të në karrierë, Klopp nuk ngurroi që ta thumbojë ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.

“Arsene Wenger e humbi ndeshjen e tij të 1,000 me rezultat 6:0 kështu që unë jam shumë i lumtur”, tha Klopp.

Lexo edhe

Video